Në fillim të këtij viti shkollor, nxënësit e klasës së VIII-të vendosën disa objektiva që duhet t’i realizonin deri në fund të vitit.
Një nga objektivat kryesorë ishte bashkëpunimi me UNICEF.
Nuk ishte aspak i lehtë ky bashkëpunim,por nxënësit arritën të lidheshin duke u bërë pjesë e konkursit me temë “Unë dhe interneti”.
Ky konkurs kishte për qëllim edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e shfaqura nëpërmjet përdorimit të internetit,konsolidimin e vizionit për një internet më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë fëmijët.
UNICEF kishte vendosur në favor të fituesit një biçikletë.Kjo dhuratë përcillte një mesazh shumë të fortë “Lini mënjanë lojërat imagjinare dhe drejtohuni nga lojërat reale”.
Në datën 26 nëntor UNICEF organizoi një Samit në qytetin e Tiranës.Të pranishëm ishin përfaqësues të UNICEF brenda dhe jashtë vendit,personalitete të shquara nga fusha e kulturës,politikës dhe intelektual që kishin lidhje me internetin dhe fëmijët.
Në Samitin “Unë dhe interneti” u trajtuan tema të ndryshme që prekin dhe dëmtojnë rëndë fëmijët nga përdorimi i internetit,abuzimet që ndodhin,por edhe vlerat pozitive që përfitojnë fëmijët nga interneti.
Në përfundim të Samitit u shpall edhe çmimi fitues i konkursit.
Nxënësit e shkollës sonë “Frymë Dashurie” arritën të jenë finalistë dhe pjesëmarrës në Samit.
Ndërmjet 20 finalistëve nxënësit tanë u shpallën fitues të çmimit të parë,fituan biçikletën e vendosur në dispozicion nga UNICEF dhe realizuan me sukses një nga objektivat e tyre.
Comentários